Hoxhaj thirrje qytetarëve: Duhet ta bëjmë Kosovën më të mirë – nesër dilni e votoni

Hoxhaj thirrje qytetarëve: Duhet ta bëjmë Kosovën më të mirë – nesër dilni e votoni

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e nesërme. 

Ai përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale ka theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit. 

 “DUHET ta bëjmë Kosovën më të mirë! Nesër, dilni dhe votoni!”, ka shkruar ai në postimin e tij, duke theksuar domosdoshmërinë e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në procesin demokratik. 


Me numrin 4 në listën e kandidatëve dhe duke përfaqësuar Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131, Hoxhaj ka qenë aktiv në fushatë, duke zhvilluar takime me qytetarët dhe duke promovuar programin e tij për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fortë. 

Zgjedhjet e nesërme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen politike të vendit, ndërsa PDK ka vazhduar të theksojë programin e saj për zhvillimin ekonomik, arsimin dhe mirëqenien e qytetarëve. 

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video