Hoxhaj: Kurti është antiamerikan, më 9 shkurt i vjen fundi kësaj politike

Hoxhaj: Kurti është antiamerikan, më 9 shkurt i vjen fundi kësaj politike

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me 9 shkurt do t’i vijë fundi politikës së Albin Kurtit.

Hoxhaj në Rubikon të Klan Kosovës potencoi se Kurti është një antiamerikan.

“Kemi një kryeministër që prej fillimit e deri në ditët e tij të fushatës antiamerikane, antiperëndimore. Më 9 shkurt do t’i vjen fundi edhe kësaj sjelljeje politike”, tha Hoxhaj.


Ai tha se mënyra si është shprehur Kurti në fushatë është e paprecedentë.

“Fushata mendoj që ka qenë jashtëzakonisht e mirë. Mënyra si është sjellë Kurti ka qenë e paprecedentë, nga foltoret e fushatave zgjedhore ka goditë mediat, ka goditë opozitën e sektorin privat”, tha Hoxhaj.

“Artikull i sponsorizuar  – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video