Hovenier dhe ambasadorët e QUINT-it në takim me Kurtin

Hovenier dhe ambasadorët e QUINT-it në takim me Kurtin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, së bashku me ambasadorët e vendeve të QUINT-it janë duke zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Hovenier pas takimit me kryeministrin Kurti do tu adresohet mediave para qeverisë.

Kujtojmë se një shpërthim i fuqishëm ishte dëgjuar të premten në mbrëmbje në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast ishte dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.


https://kosovapress.com/shperthim-i-fuqishem-ne-zubin-potok

Nga Prishtina, në një konferencë urgjente, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se sulmi ishte terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale e me mbështetje të Beogradit zyrtar.

Sulmin e 29 nëntorit e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të QUINT-it.

https://kosovapress.com/sulmi-terroriste-ne-veri-gjithcka-qe-ndodhi-dhe-reagimet

Lexo edhe

Video