Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, thekson se Kosova duhet që sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, dhe se, qeveria e ardhshme e vendit duhet që të jetë qartë proamerikane, raporton KosovaPress.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Hoti deklaron se edhe se, shtatori i vitit 2020 nuk duhet të mbetet momenti i vetëm kur Kosova u nderua dhe u respektua nga Shtëpia e Bardhë.
“Kosova duhet sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, që është e vetmja derë ku duhet trokitur për të siguruar njohje e anëtarësime të reja, për projekte madhore infrastrukturore e energjetike, për anëtarësim në NATO e në organizata të tjera, dhe për të marrë garancitë për siguri kombëtare. Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë qartë proamerikane, profesionale e me program të qartë, e mbi të gjitha e guximshme për të marrë vendime të mëdha që e nxjerrin vendin nga bataku ku është futur vitet e fundit”, ka shkruar Hoti, trasnmeton KosovaPress.
Hoti ka shkruar edhe se SHBA-të janë dera e vetme për të siguruar njohje e anëtarësime të reja, por edhe për projekte madhore e infrastrukturore.
Reagimi i ish-kryeministri Hoti vjen pas takimit të djeshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, takim që ishte i tensionuar dhe që ngjalli reagime të shumta në botë.