Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Në këtë fazë kanë arritur të kualifikohen tetë skuadra, të cilat do të garojnë për katër vende në gjysmëfinale.
Skuadrat që janë kualifikuar për çerekfinale janë: Drita, Prishtina, Vëllaznimi, Drenica, Malisheva, Llapi, Prishtina e Re dhe Ferizaj, raporton KosovaPress.
Nga shorti i hedhur kanë rezultuar çiftet e mëposhtme:
Drenica-Ferizaj
Malisheva-Llapi
Prishtina e Re-Drita
Vëllazimi-Prishtina
Ndeshjet e parë të kësaj faze do të zhvillohen në mesjavën e 26 shkurtit.