Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës, këto janë çiftet

Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës, këto janë çiftet

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, raporton KosovaPress.

Shorti u tërhoq në praninë e Komisionit të Garave dhe të përfaqësuesve të klubeve.


Në këtë fazë të garave janë kualifikuar Drita, Prishtina, Drenica dhe Llapi. Sipas shortit, në gjysmëfinale do të ballafaqohen: Llapi-Drenica dhe Drita-Prishtina.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje më 9 dhe 23 prill, shkruan KosovaPress.

https://kosovapress.com/ffk-shpall-me-te-mirin-e-javes-se-22-te-ne-superlige

Lexo edhe

Video