Hidhen mjete piroteknike para tubimit të LVV-së në Skenderaj, intervenon policia

Hidhen mjete piroteknike para tubimit të LVV-së në Skenderaj, intervenon policia

Lëvizja Vetëvendosje nuk është mirëpritur në Skenderaj, pasi disa qytetarë janë mbledhur dhe kanë hedhur mjete piroteknike afër vendit ku kjo parti mbante tubimin elektoral.

E derisa tubimit i është bashkuar kryeministri Albin Kurti, qytetarët tjerë janë dëgjuar teksa thërrisnin “Thaçi, Thaçi”.


KosovaPress mëson se aty ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës. Ndërkohë, ka reaguar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

“Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentu me e pengu tubimin e Vetëvendosjes në Skënderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje. Harroni që na ndalni. Po thyejmë bastione një nga një, cep më cep. Dje në Deçan, sot në Drenicë, e çdo ditë deri në 500 mijë zemrat e 9 shkurtit. Politika primitive nuk kalon”, ka shkruar ai.

KosovaPress ka tentuar të flas me zëdhënësin e Policisë, Avni Zaiti por ai nuk është përgjigjur.

Lexo edhe

Video