Hezbollahu godet Izraelin

Hezbollahu godet Izraelin

Në të gjithë Izraelin, u dëgjuan sirena, të ndjekura nga sulme të shumta me raketa nga drejtimi i Libanit që plagosën disa njerëz, njoftoi sot ushtria izraelite.

Milicia pro-iraniane e Hezbollahut lëshoi ​​rreth 150 raketa, duke i detyruar civilët në strehimore në Izraelin qendror dhe verior, duke përfshirë Tel Avivin.


Ushtria njoftoi se rreth 30 raketa u hodhën në qytetin bregdetar Haifa dhe Galilenë perëndimore brenda pak minutash, por disa prej tyre u kapën. Raportohet se disa persona u plagosën nga sulmet.

Sulmet erdhën një ditë pasi një sulm ajror izraelit në Bejrut vrau 20 persona, sipas zyrtarëve libanezë.

Lexo edhe

Video