Policia e Kosovës ka njoftuar se më 30 nëntor në Gjakovë është gjetur i shtrirë në rrugë një person. Sipas policisë, viktima ishte dërguar në spital ku më pas ka vdekur.
“Raportohet se në rrugë i shtrirë është gjetur viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në Spital ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë.