Hendboll/ Kosova zhvillon sot përballjen vendimtare me Ukrainën

Hendboll/ Kosova zhvillon sot përballjen vendimtare me Ukrainën

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll do të zhvillojë sonte në mbrëmje ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kampionatin Evropian ‘Euro 2026”, raporton KosovaPress.

“Dardanët” e presin në Prishtinë Kombëtaren e Ukrainës, sfidë e cila nis nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.


Gjatë katër ditëve të fundit, djelmoshat e Kosovës janë stërvitur intenzivisht nën urdhrat e trajneri Bujar Qerimi i cili është optimistë për sukses në ballafaqim me ukrainasit. Ai duke folur për KosovaPress shprehet i bindur se fitorja do të mbetet ën Prishtinë.

“Qëllimi ynë është fitorja. Pikën që e kemi fituar me Holandën është e vlefshme në rastin e fitores, po mendoj në bindjen e plotë që duhet ne të fitojmë sepse e meritojmë dhe kemi kualitetin, jo për diçka tjetër por kualiteti është dhe mundësitë. Rivaliteti përafërsisht jemi njëjtë, pa e nënçmuar Ukrainën sepse edhe ata kanë lojtarë jashtëzakonisht shumë të mirë por besoj që fitorja do të mbetet në Prishtinë”, ka thënë Qerimi për KosovaPress.

Në grup me Kosovën është edhe Kombëtarja e Holandës, ndaj së cilës Kosova mori një pikë nga ballafaqimi me ta.

Lexo edhe

Video