Haziri: Asnjë bisedë me LVV, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Haziri: Asnjë bisedë me LVV, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në një emision në RTV21 tha se gjatë javëve të fundit, nuk ka pasur asnjë bisedë mes LDK-së dhe LVV-së.

Haziri ka shtuar se, kryetari Abdixhiku ka pasur takime dhe iniciativa me partitë opozitare, duke përmendur biseda me, Bedri Hamzën, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj, përcjell KosovaPress.


“Asnjëherë nuk ka biseduar me VV këto javët e fundit, ka iniciativë me partitë politike tjera që vinë nga opozita ajo iniciativë ka shkaktuar takime, me Hamzën, Memli Krasniqin, Ramush Haradinaj”, tha Haziri.

Në bazë të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, të cilës iu kishte bashkuar edhe Alternativa dhe Lëvizja Guxo, ka fituar 42.30 për qind, PDK-ja 20.95 për qind, LDK-ja 18.27 për qind, si dhe AAK-NISMA 7.06 për qind.

Sipas kësaj, LVV-ja ka fituar 48 deputetë, PDK-ja 24 deputetë, LDK-ja 20 deputetë, AAK-Nisma tetë deputetë, si dhe komunitetet jo shumicë 20 deputetë.

Lexo edhe

Video