Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu ka deklaruar se programi i PDK-së për zhvillim ekonomik do t’i mbështesë fuqishëm bizneset, pasi që ato janë çelësi për hapjen e mundësive të reja për qytetarët e Kosovës.
Haxhiu ka vizituar kompaninë Wintech Shpk, e cila ka më shumë se 180 punëtorë të punësuar dhe është themeluar nga Vëllezërit Asllani.
Kompania merret me prodhimin dhe përpunimin e xhamit, aluminit dhe disa materialeve të tjera.
“Kompani të tilla që eksportojnë vazhdimisht janë një shembull i shkëlqyer i suksesit vendor, ndaj ju treguam se programi ynë për zhvillim ekonomik do t’i mbështesë fuqishëm këto biznese, pasi ato janë themeli i një ekonomie të fuqishme dhe çelësi për hapjen e mundësive të reja për qytetarët e Kosovës. Me qeverinë tonë pas 9 shkurtit, kjo do të shndërrohet në prioritet!”, ka shkruar Haxhiu.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”