Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është shprehur e vendosur për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ajo ka thënë se votat nga diaspora do të jenë përcaktuese, derisa ka theksuar se LVV-ja partneret e vetëm i ka Guxo dhe Alternativa.
“Ne jemi fitues i qartë i këtyre zgjedhjeve. Neve na takon obligimi i formimit të insitucioneve pas certifikimit të rezultatit zgjedhor. LVV-ja i ka partneret e koalicionit. Na duhet të presim edhe pak”, tha Haxhiu e cila është edhe ministre në detyrë e Drejtësisë në konferencën pas mbledhjes së qeverisë.