Haxhiu iu bën thirrje institucioneve të kryejnë obligimet ndaj personave me ndihmë sociale

Në konferencën e mbajtur nga Zyra për Qeverisje të Mirë për nder të Ditës Botërore të Autizmit, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u bëri thirrje institucioneve qendrore dhe komunave që të kryejnë obligimin që kanë ndaj personave me ndihmë sociale, raporton KosovaPress.

Ajo theksoi se Ministria e Drejtësisë po vazhdon të merret me reformën për shërbime sociale dhe familjare ne aspektin legjislativ dhe buxhetimit të këtyre shërbimeve me qëllim të krijojë një sistem që ësh gjithëpërfshirës.

“Në këto tre vitet e fundit Ministria Drejtësisë dhe qeveria e Kosovës ka ndarë 6.3 milionë euro për shërbime sociale dhe familjare. Unë do të doja qe fokusi dhe përkushtimi i nivelit qendror kundrejt shërbimeve sociale dhe familjare ta ketë edhe niveli lokal. Duhet ta them dhe ta përsërisë se kemi shumë sfida në bashkëpunimin me komuna. Kudo që ne kemi shkuar ne vizita, në organizata që veprojnë në komuna në kuadër të Republikës se Kosovës themi se nuk po mbështeten në raport me sfidat që i kanë nga komunat. Është përgjegjësi. Thërras që secili nga institucionet si lokal qendror të kryej obligimet që kanë”, tha Haxhiu, transmeton KosovaPress.

Ndërsa, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini shtoi se së bashku me organizatat e tilla, kanë zhvilluar dhe finalizuar strategjinë nacionale për personat me aftësi të kufizuara. Strategji e cila ka për qëllim gjithë përfshirjen, shërbimet shëndetësore dhe qasjen adekuate te tyre.


E udhëheqësja e shoqatës “Autizmi” Hatixhe Hoxha ka folur rreth sfidave që kanë personat me autizëm.

Hoxha, kërkon intervenim të hershëm tek personat me autizëm.

Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike.

Autizmi është një çrregullim kompleks që prek hapësira të shumëfishta të zhvillimit duke përfshirë ndërveprimin social, komunikimin verbal dhe joverbal, imagjinatën, sjelljet dhe interesat. Simptomat e këtij çrregullimi shfaqen shpejt në jetë, ndonjëherë në foshnjëri, por përgjithësisht përpara moshës 3-vjeç./A. Shala

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video