Haxhi Shala pranon fajësinë në Gjykatën Speciale

Haxhi Shala pranon fajësinë në Gjykatën Speciale

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala është deklaruar fajtor para Gjykatës Speciale në Hagë. Ai e ka pranuar fajësinë për akuzën e frikësimit të dëshmitarit dhe pengim të drejtësisë, pas një marrëveshje me Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Me këtë marrëveshje, Shala u pajtua për një dënim deri në tri vjet burgim. Këtu llogaritet koha e kaluar në paraburgim.


Haxhi Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej dhjetorit të vitit 2023.

Ai akuzohet për tentim pengimi të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim pengimi të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprim të përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale.

Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë dy të arrestuarit e tjerë.

Lexo edhe

Video