Haradinaj thotë se nuk do të ketë lajme të mira nëse mbetet sërish kjo qeveri

Koalicioni për Kosovën Fituese ka mbajtur të premten tubim zgjedhor në Mitrovicë.

Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, tha se ka ardhur koha për ta kthyer dinjitetin e të punësuarve përmes rritjes së pagave,

Ai premtoi paga 1 mijë euro për punëtorë, 500 euro për pensionistë, ndërsa tha se janë të gatshëm të avansojnë edhe në fushat tjera si ekonomi, shëndetësi, arsim dhe në fusha tjera.


Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, theksoi se askund më shumë nuk është abuzuar sesa me Mitrovicën dhe veriun e saj. Ai premtoi rikthimin e ekonomisë së Mitrovicës dhe të Trepçës, duke thënë se koalicioni ka modelin dhe mund ta bëjë një gjë të tillë.

Sipas tij, shpifja dhe mashtrimi, politika populliste, çojnë në zhgënjim e dëshpërim.

Ndërkaq, Avdulla Klinaku, potencoi se mitrovicasit do të dinë që t’i ndëshkojnë ata të cilët deri tani kanë cenuar vlerat kombëtare, të besimit e familjes.

Gjatë këtij tubimi u prezantuan poashtu pesë kandidatët e koalicionit për deputetë nga komuna e Mitrovicës, Qazim Nimani, Fitore Gërxhaliu, Muhamet Mujaj, Avnin Alidemaj dhe Gani Bajraktari.

Lexo edhe

Video