Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është i gëzuar me fitoren e opozitës, derisa ka shtuar se ata si koalicion kanë shifër dyshifrore.
Ai u ka thënë mediave se kanë rezultat dy shifror.
“Tani kemi veç rezultatet e para janë exit poll dhe janë preliminare, jemi të sigurt se kemi rezultat dy shifror dhe këtë besoj që do ta vërtetojmë me numrin e votave, po presim rezultate, ndoshta për 1 orë e gjysmë prej komisioneve komunale”, tha ai.