Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Peter Sorensen.
Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, raporotn KosovaPress.
” Prita sot përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Peter Sorensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të BE-së dhe po ashtu theksova rëndësinë e partneritetit BE-ShBA për sukseset në Kosovë dhe regjion”, ka thënë Haradinaj.