Me rastin e vdekjes së babait të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime.
Haradinaj tha se baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash, por ndarja e tij sipas Haradinajt vjen në një moment edhe më të rëndë për familjen Thaçi, raporton KosovaPress.
“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëluftëtarit tim dhe ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash, por ndarja e tij vjen në një moment edhe më të rëndë për familjen Thaçi. Në këtë ditë zie, familja Thaçi po përballet jo vetëm me humbjen e njeriut të tyre të dashur, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili, me bashkëluftëtarët e tjerë, po mbron luftën e shenjtë të UÇK-së në Hagë. Në këtë moment dhimbjeje, jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit dhe mbarë familjes Thaçi. Zoti ju forcoftë!”, ka shkruar Haradinaj.