Koalicioni për Kosovën Fituese ka marrë mbështetje nga banorët e Gjinocit të Suharekës.
Pas tubimit të mbajtur të hënën, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se ishin dëshmitarë të një të ardhmeje që ka shpresë.
“Suhareka e vlerave shumëdimensionale garon me Albana Bytyqin – deputete aktuale, ish deputeten Kimete Bajraktari, Dr. Samir Bytyqi, drejtorin Driton Maliqaj dhe afaristin Mensur Selimaj: Se si punohet për komunë e për qytetarin, të gjithë duhet të marrin shembull nga Baliu. Andaj dhe gjithmonë është fitues rekordmen. Komuna që ai menaxhon është ndër më të suksesshmet jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Ai tha se AAK-ja në komunat e saj, ka shkëlqyer.
“Garat e kryetarëve tanë janë se cili është më i miri nga më të mirët. Kësi udhëheqje meriton Kosova, kësi udhëheqje do të ketë Kosova Fituese. Në garë për të qenë kampione rajoni, e integruar, e sigurt e zhvilluar. Sonte bashkë me disa nga kandidatët për deputetë nga Aleanca, ishim dëshmitarë të një të ardhmeje që ka shpresë”, shtoi ai.
Artikull i sponsorizuar