Haradinaj thumbon Kurtin

Haradinaj thumbon Kurtin

Kandidati për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj tha se po sulmohet nga qeveria aktuale, ngase sipas tij Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron të flasë për batanije, tenderë njëburimor, rezerva shtetërore dhe keqpërdorime në energji.

Haradinaj në tubimin elektoral në Klinë tha se kryeministrit Albin Kurti i vjen “siklet” t’ia përmendesh “qeben”.

“Ka edhe një arsye tjetër, ai sidomos kur vjen në Klinë s’ka qejf me ia përmend atë qeben, e dini ju. I vjen siklet…Ia kam heq maskën total”, tha Haradinaj.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pati kritika për “shakatë” që po i tregon kryeministri nëpër tubime elektorale, derisa krahason ato me shakatë e profesorëve për t’i argëtuar nxënësit.

Haradinaj para simpatizantëve të koalicionit për Kosovën Fituese në Klinë u zotua se do të ndërtojë çerdhe të reja, bursa për çdo student, vende të reja të punës dhe rritjen e pensioneve.


Përveç këtyre, ai premtoi se do ta “kthjellë” ekonominë dhe do të lirohet 20 për qind çmimi i energjisë elektrike.

Kritika për pushtetin aktual pati edhe kandidati për deputet nga Nisma Fatmir Limaj. Ai tha se tani në fushatë po e përmendin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, porse sipas tij para tri vjetëve ulnin kokën ta vlerësonin atë.

Limaj tha se pozita edhe në fushatë dëshmuan se dinë më së miri, siç tha ai të shpifin, të akuzojnë e të mashtrojnë.

Në këtë tubim elektoral Koalicioni për “Kosovën Fituese” u zotua se nuk do të kthehet mbrapsht asnjë projekt i Klinës. Premtime për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Klinës dhanë edhe kandidatë për deputetë nga kjo komunë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video