Haradinaj në Gjilan premton anëtarësim në NATO dhe zhvillim ekonomik

Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në tubimin elektoral të mbajtur në Gjilanit, përveç që Kosova do të anëtarësohet në NATO, ai u premtoi qytetarëve se qeverisja e tij e ardhshme do të siguroj uji të pijshëm si dhe ulje të çmimit të energjisë elektrik.

Ai theksoi se Gjilani sot dëshmoi se është gati për hapa të mëdhenj dhe sipas tij, me programin e AAK-së për zhvillim ekonomik, Gjilani do të jetë qendër e fuqishme ekonomike e tërë rajonit.

Haradinaj, tha se anëtarësimi në NATO, normalisht se do të ketë pengesa, por do të kalohet me sukses.

“Do ta sigurojmë Kosovën për qindra vjet me ujë dhe nuk janë projekte të shtrenjta. Këtë çështjen e NATO-s, do të ketë ndonjë pengesë, pa pasur pengesë është e pamundshme me krye një punë kaq të madhe. Do ta kalojmë ketë temë me sukses. Çështjen e energjisë energjetike, nuk ka vend në botë që e bazon ekzistencën e vet, të energjisë veç në blerje. Ne duhet me prodhua në Kosovë edhe për një arsyeje, me e ul çmimin. Më së shpejti me mbërri te prodhimi mos me e vonua me ulë këtë çmim është me gaz, afër Ferizajit, gazsjellësi nga Shkupi, kostoja nuk është e madhe.  Pagat edhe pensionet, paga minimale do të jetë 500 euro, të rinjtë 18 vjeç gëzojnë vende pune, përfaqësojnë të drejtën e pagës minimale. Çdo student që aplikon për bursë, nëse e dëshmon që është student ka të drejtë për bursë jo me diskriminim”, tha Haradinaj.


Ndërsa, kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj shtoi se anëtarësimi në NATO, do të bëhet vetëm me një kusht, nëse Haradinaj fiton zgjedhjet, përndryshe asnjëherë.

Limaj, pati edhe kritika për kryeministrin aktual, duke kërkuar nga qytetarët të mos ta votojnë, “nëse votoni dembelin, kurrë nuk ka me punua”.

“Nuk e di si ka fytyrë me ardhur me kërkua votë tek ju. Nuk ka kurrfarë kuptimi, nëse ju votoni dhe shpërbleheni me ofendim, ofendimi nuk ka me u ndalë. Nëse votoni dembelin kurrë nuk kanë me punua. Leni shpifësit e zhurmagjuesit. Na duhet kryeministri qe na kryen pune. Nuk është pune që nuk e bëjmë ne, a di pse, sepse atdheu mbi të gjitha. Në këto katër vite do të futet Kosova në NATO veç me një kusht të vetëm, nëse është Haradinaj kryeministër, përndryshe harroni”,  shtoi Limaj.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen më 9 shkurt.

Lexo edhe

Video