Haradinaj në Deçan premton punësimin e grave

Haradinaj në Deçan premton punësimin e grave

Koalicioni për Kosovën Fituese ka mbajtur tubim elektoral me gra të Deçanit. Kandidati për kryeministër dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike, anëtarësim në NATO e rritje të pagave në sektorin publik.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës para grave të Deçanit premtoi edhe punësimin e tyre.

“Është folur shumë për punësimin e femrës edhe veçanërisht të femrës në zona më të largëta, në provincë e katune, por në zona më të largëta rurale, ekziston mundësia e projekteve që i dedikohet pikërisht punësimit të femrave në këto zona. Ne do të jemi aktiv, e drejta në trashëgimi. Këto që ua thash, ju siguroj që jam në gjendje t’i bëjë, më mirë se kandidatët e tjerë që janë për kryeministër”, tha Haradinaj.

Kandidati për kryeministër tha se siguria është parësore për të gjithë popujt në botë.

“Koha është produkti më i çmueshëm, nuk ka asgjë më të shtrenjtë se koha se koha kalon. Ne duhet të jetojmë sot edhe duhet të kemi suksese sot, ne duhet të fitojmë sot. Nuk mund të jetojmë në kërkim të një fitoreje që nuk na vjen. Nuk mund të jetojmë në kërkim të diçka që diku është. Çdo gjë na duhet sot, e për me ndodhë sot është 9 shkurti. Më 9 shkurt ne vendosim çka ndodhë me ne edhe a ndodhë në kohë. Siguria është gati e para, sikur në shtëpi mos me guxu me lënë shtëpinë vet, kerrin vet, dyqanin vet, fëmijët që të shkojnë vet në shkollë. Siguria është e para që ja vendosin mendjen tërë popujtë. Edhe ata që kanë bërë siguri të madhe kanë bërë edhe zhvillim, ekonomik dhe jetë. Mënyra më e sigurt për të bërë siguri edhe me pas të përjetshme dhe mos me tu lëkund kurrë është me hy në NATO”, deklaroi ai.


Haradinaj premtoi edhe rritje të pagave në sektorin publik, e ndër tjera theksoi se familjet në Kosovë po jetojnë në pasiguri nga çmimet e larta të energjisë elektrike.

“Nuk lë me u rrit më, këtë ua garantoj nuk rritet më çmimi i energjisë. Nga dita që ja nisi e deri në ditën që jam në atë zyre nuk lë me u rrit më çmimi i energjisë më. Do të fillojë një zbritje graduale, por guxoj të them sa shumë se i tutem të flas fjalë kaq herët por pas tri vjete” shtoi Haradinaj.

Kryetari i Deçanit dhe kandidati për deputet, Bashkim Ramosaj tha se katër vitet e kaluara kanë qenë të humbura për vendin.

“Ajo që kemi kaluar këto katër vite është një kohë e humbur e ne dikur bashkë jemi betuar që një ditë me na humb është e tepërt për neve. Është e tepër sepse shoqëria, e gjitha shoqëritë, shtetet janë në konkurrencë mes vete. Konkurrojnë për të pasur vlera, për të pasur standard dhe për të pasur mirëqenie në familjet e tyre, për të rritur fëmijët pa brenga, me i pas shkollat si duhet, me i pas spitalet si duhet, me pas ushtrinë si duhet, me pas policinë, me i pas zjarrfikësit dhe për të pasur mirëqenie. Thjesht mos me i rrit fëmijën duke qenë i pa sigurtë edhe për pjesën ekonomike e sidomos edhe për pjesën e sigurisë… Ajo që ka ndodhur është e kundërta, kemi pasur të bëjmë me njerëz që nuk guxojnë të jenë të përgjegjshëm, sepse e kaluara e tyre është e pa përgjegjshme. Kanë ardhur në pushtet duke fyer e duke sharë, duke i lënduar institucionet, duke i fyer vlerat tona”,tha Ramosaj.

Edhe kandidatja për deputete dhe kryetarja e Aleancës së Gruas, Diellza Kukaj Maloku tha se qeverisja e kaluar ka “keqpërdorur vlerat e luftës”.

“Më vjen keq shumë që sot kemi një qeverisje që fyen dhe ofendon. Më vjen keq shumë për nënën Rukë dhe sot në emrin tuaj dhe në emër të të gjithë grave të Kosovës i kërkoj falje që gabuam e lejuam që një qeverisje e tillë të keqpërdor dhe të përdhos vlerat e luftës. Por jam e sigurt që bashkë me juve, me energjinë, përkushtimin dhe vizionin e kryeministrit Haradinaj kjo nuk do të lejojë të ndodhë më tutje”, shtoi ajo.

Lexo edhe

Video