Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese Ramush Haradinaj, ka deklaruar se “Kosova do të fitojë nëse dimë të lidhemi shpejt me presidentin amerikan Donald Trump”.
Në një tubim elektoral në Shirokë të Suharekës, Haradinaj u shpreh se kjo mund të ndodhë nëse kjo parti vjen në pushtet.
Ai ka theksuar se me AAK në pushtet, Kosova do të hyjë shpejt edhe në NATO.
“Nëse e humbim rrugën, do të na shkojë më vështirë dhe do të ketë momente jo të lehta për Kosovën”, theksoi Haradinaj.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.