Haradinaj: Kosova duhet të stopojë pjesëmarrjen në dialog deri në një rishikim strategjik të BE-së

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj thotë se Kosova duhet të stopojë pjesëmarrjen në dialogun e Brukselit, derisa të ketë një rishikim strategjik të BE-së për këtë proces. Sipas saj, pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor, dhe atij në Banjskë vitin e kaluar, dialogu në kornizat aktuale duket i pakuptimtë.

Ajo nuk sheh diçka konkrete as në takimin e 17 dhjetorit që pritet të zhvillohet në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për KosovaPress, ajo thotë se dialogu nën lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe emisarit Miroslav Lajçak, s’ka dhënë asnjë rezultat deri tani.


Sipas saj, Qeveria e Kosovës nuk duhet të dërgojë draft-statutin e Asociacionit, të hartuar nga Bashkimit Evropian, në Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht insistimit të faktorit ndërkombëtar për diçka të tillë.

Një gjë e tillë, sipas Haradinajt nuk duhet të ndodh as me kushtëzimin për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Andaj, ajo thotë se Kosova duhet të pres një moment më të mirë gjeopolitik dhe mos të pranojë kushtëzime për anëtarësimin në këtë organizatë ndërkombëtare.

Duke folur për raportet me aleatë, ajo thotë se qeveria Kurti ka dëmtuar të njëjtat, mirëpo, sipas saj, jo pa riparim.

Lexo edhe

Video