Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shënim të 17-vjetorit të pavarësisë.
Haradinaj tha se “duhet të jemi të rreshtuar që ta ruajmë pavarësinë dhe lirinë”.
Sipas tij, “gabimet në rreshtim janë rrezik për themelet e shtetit”.
“Nderojmë në Prekaz, nderojmë komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari, dhe me ketë nderojmë të gjithë të rënët për liri, të të gjithë brezave të kombit tonë shqiptar, njëkohësisht nga zemra iu uroj shqiptarëve kudo që janë por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës pavarësinë e Kosovës, njëkohësisht ju uroj edhe aleatëve tonë të sigurisë, urime, sepse ata kanë pjesë, hise në pavarësinë tonë. Duhet të jemi të rreshtuar që ta ruajmë pavarësinë dhe lirinë, gabimet në rreshtim janë rrezik edhe për themelet e shtetit tonë”, tha Haradinaj./KosovaPress