Haradinaj dhe Prattipati flasin rëndësinë e anëtarësimit në NATO

Haradinaj dhe Prattipati flasin rëndësinë e anëtarësimit në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot të ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, me të cilën kanë diskutuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 9 shkurtit, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe në forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.


Haradinaj ka shkruar në Facebook se gjatë këtij takimi ai ka theksuar qëndrimin e tyre të palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës.

“Veçanërisht, rëndësinë e anëtarësimit direkt në NATO përmes Planit Aksional, si rruga më e sigurt për arritjen e objektivave tona strategjike për sigurinë dhe prosperitetin e vendit. Shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Kosovës ndër vite. Ky partneritet i fuqishëm përbën garancinë më të mirë për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video