Haradinaj: Boshti i fortë ruso-serb po rrezikon gjithë Evropën

Haradinaj: Boshti i fortë ruso-serb po rrezikon gjithë Evropën

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj ka thënë se lidhja e ngushtë e Serbisë me Rusinë po e rrezikon gjithë Evropën.

Haradinaj ka shpërndarë në “X” një video nga konferenca e djeshme e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku ka bërë thirrje që përgjegjësit e sulmit kundër kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës muajin e kaluar, të sillen para drejtësisë.


https://kosovapress.com/shefi-i-nato-s-per-sulmin-ne-iber-lepenc-pergjegjesit-te-sillen-para-drejtesise

“Deklarata e sekretarit të NATO-s, Mark Rutte, që sulmi terrorist në infrastrukturën kritike në veri të Kosovës muajin e kaluar nënvizoi brishtësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Sugjeron se sulmi është një problem rajonal (jo i brendshëm i Kosovës). Kjo me të drejtë aludon se Serbia qëndron pas saj!”, ka shkruar ajo.

https://x.com/MelizaHaradinaj/status/1868951732220248482/

Lexo edhe

Video