Haradinaj: Artan Behrami është më i besueshmi i Hashim Thaçit, ishte gëzimi më i madh kur e kam takuar

Haradinaj: Artan Behrami është më i besueshmi i Hashim Thaçit, ishte gëzimi më i madh kur e kam takuar

Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për arrestimin, sfidat dhe përditshmërinë brenda burgut dhe lirimin e tij nga burgu.

Haradinaj në “Frontal” të T7,  ka thënë se ka përcjellë debatet televizive duke i përgëzuar gazetarët për qasjen e tyre.

Gjatë intervistës ai përmendi edhe Artan Behramin, i cili ishte analist televiziv. Ai e vlerësoi atë për qasjen korrekte.

“Artan Behrami më ka bërë përshtypje kur ishte si analist. E kam këqyrë sa është subjektiv dhe real në kuptim të simpative, më i artikuluari në kuptimin real për t’ua shpjeguar njerëzve. Edhe pse komplet ju përgëzoj, por Artani ka qenë edhe kur u bë fushata, kush po fiton e s’po fiton, e kam pa që mund të keqkuptohet që është i njëanshëm, se në fund të fundit, njeriu e ka një simpati, pse jo, por asnjë gjë nuk e ka thënë që të shkojë në dobi të një krahu partiak, por ka qenë më reali për çka ka folur. Ka qenë më bindësi dhe ka qenë gëzimi më i madh kur e kam takuar aty”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj po ashtu e ka përgëzuar Behramin për informacionin e saktë të dhënë për mediat.

“Unë e përgëzoj atë djalë, së pari e përgëzoj për informacionin e saktë, shumë të saktë, të paanshëm, të pa emocional edhe pse duket dhe shumë të drejtë. I bën nder ku ka hyrë dhe kudo që kishte shkuar si person i bën nder, sepse ka qenë më i informuari, më i sakti”, është shprehur Haradinaj.

Në pyetjen e autorit të emisionit Arsim Lani se si ka ndikuar te shefi i tij Hashim Thaçi qasja e Artan Behramit, Haradinaj është përgjigjur se ka qenë simpatia e tij.

“Ka qenë simpatia e tij, unë mendoj që është më i besueshmi ose të mos them unë me cilësuar se ai e di vetë, se nuk e kam dëgjuar, por prej admirimit kam folur me të, ndër më të besueshmit të presidentit Hashimit, në kuptimin si strukturë, si djalë i formuar”, shtoi ai.

Lexo edhe

Video