Hapet ekspozita “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve”

Është hapur ekspozita “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve”, i organizuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Tiranë në bashkëpunim me Institutin Albanologjik – Prishtinë.  

Ushtrues i detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik, Naim Berisha, tha se hapja e kësaj ekspozite shënon një akt të rëndësishëm reflektimi mbi sakrificën e atyre që vendosën themelet e gjuhës shqipe, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Çelo Hoxha, tha se kjo është ekspozita e parë që ka synim të evidentojë goditjen e elitës shqiptare, politike dhe kulturore nga regjimi komunist.


Pjesë e hapjes së kësaj ekspozite ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, i cili theksoi nevojën për krijimin e një kujtese kolektive për figura të spikatura të historisë kombëtare, të cilët nuk ishin të përshtatshëm për ish regjimin komunist.

E, autorja e ekspozitës, Dorina Daiu, tha se e njëjta sjell kontributin e jashtëzakonshëm të burrave atdhetar të cilët kanë qenë të përndjekur nga regjimi komunist.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video