Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza është takuar të dielën me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kështu ka mësuar KosovaPress sipas burimeve në dy partitë politike.
Ky është takimi i parë mes Hamzës dhe Abdixhikut pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
PDK-ja me Hamzën si kandidat për kryeministër, ka dalë e dyta në zgjedhjet e 9 shkurtit, kurse LDK-ja e treta.
Menjëherë pas zgjedhjeve, Hamza është shprehur i hapur për takime me liderët e partive opozitare, duke treguar gatishmërinë që në rast se i vjen radha si i dyti të formojë qeverinë, mirëpo jo në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në bazë rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dal e parë e në zgjedhje me 42.30 për qind./KosovaPress/