Hamza: Opozita gati për qeverinë nëse VV dështon

Hamza: Opozita gati për qeverinë nëse VV dështon

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është shprehur kundër koalicionit me Lëvizen Vetëvendosje.

Në një konferencë për media, Hamza derisa ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë kësaj partie, ka thënë se nëse nuk mundet partia e parë të krijojë institucionet, opozita është e gatshme të marr qeverinë.

Një ditë pas zgjedhjeve, ai tha se LVV ka humbur një numër të madh të votave, derisa PDK ka shënuar rritje.

“Rezultati zgjedhor është që shumica e qytetarëve shqiptarë duan qeveri të re. Procedurat janë të qarta. Partisë së parë i takon të provojë t’i krijojë institucionet, për çka e respektojmë këtë procedurë, nëse nuk mundet, opozita si fituese e këtyre zgjedhjeve mund të merr qeverinë e re”, deklaroi Hamza.


I pyetur nëse do të diskutohet edhe çështja e zgjedhjes së presidentes, ai tha se kjo çështje është afat tjetër ligjor e kushtetues. Derisa sa i përket rënies së votave në disa komuna për PDK-në, ai ka thënë se nuk kanë garuar për komuna.

“Nuk kemi garuar për komuna, por për zgjedhje kombëtare, dhe në këtë rast PDK është rritur prej 148 mijë vota sa i ka pasur në vitin 2021, dhe pritet t’i ketë mbi 200 mijë vota”, ka thënë Hamza.

Në bazë të dhënave preliminare dhe numërimit të 96.88 për qind të votave nga ana e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit me 41.10 për qind të votave, pasuar nga PDK me 22.25 për qind, LDK me 17.77, AAK 7.46 për qind dhe Lista Serbe 4.01 për qind.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video