Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka premtuar se gjatë qeverisjes së tij do të fuqizohen mekanizmat shtetëror për të siguruar që çdo formë e abuzimit ndaj grave të ndëshkohet.
Në tubimin me gratë në Prishtinë, Hamza tha se objektiv i qeverisjes së tij do të jetë barazia gjinore dhe se kanë paraparë platformën për fuqizimin e grave, në mënyrë që ato të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura.
Kandidati i PDK-së për kryeministër tha se do të ndërtojë një Kosovë ku gratë do të jenë të mbrojtura, të mbështetura dhe të fuqizuara. Ai përmendi edhe dhunën ndaj grave, për çka tha se do të fuqizohen mekanizmat shtetëror për të siguruar ndëshkimin.
“Nëse gratë lihen anash, gjymtohet Kosova. Prandaj me mua në qeverisje gratë do të marrin pozita drejtuese në institucionet shtetërore dhe të jenë pjesë e vendimmarrjes. Së bashku do t’i thyejmë stereotipat e prapambetura dhe do të ndërmarrim fushata vetëdijësuese bashkëkohore. Do t’i fuqizojmë gratë që të bëhen të pranishme në çdo sektor, madje edhe aty ku tradicionalisht janë konsideruar profesione të papërshtatshme për to, siç është ushtria, policia dhe institucionet e sigurisë… Dhuna ndaj grave kurrë nuk do të tolerohet dhe do të fuqizojmë mekanizmat shtetëror për të siguruar që çdo formë e abuzimit të ndëshkohet ashpër. Do të ndërtojmë një shoqëri ku gratë ndjehen të sigurta dhe të mbrojtura, ku dinjiteti i tyre është i pacenueshëm dhe potenciali i tyre i çliruar”, përfundoi Hamza.
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se “nuk ka tema të burrave dhe grave”.
Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili tha se gratë do të kenë mbështetje dhe të jenë të barabarta në shoqëri.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.