Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, në tubimin zgjedhor sot në Lipjan, tha se do të sjellin një kulturë të re në qeverisje që realizon premtimet me vepra konkrete.
Hamza tha se me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në krye të shtetit do të ketë rritje të pagave e pensioneve dhe zhvillim të mirëfilltë ekonomik për qytetarët.
Për më tepër, Hamza u shpreh se familjet e dëshmorëve nuk do të detyrohen të zgjedhin mes pensionit të moshës dhe dëshmorit, por qeveria do t’ua mundësojë të dyja. Ai ka premtuar edhe dyfishim në buxhet në sektorin e shëndetësisë, 150 milionë euro në vit për barna esenciale dhe funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore.
Hamza ka menduar edhe për çiftet e reja, nga 100 euro për secilin fëmijë që nuk ka mundur të regjistrohet në çerdhe publike dhe është detyruar të shkojë në atë private.
Bedri Hamza kërkoi votën e qytetarëve që pas 9 shkurtit të jetë një Kosovë më e mirë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.