Hamza merr besimin e vetëm 66 për qind të votuesve të PDK-së

Hamza merr besimin e vetëm 66 për qind të votuesve të PDK-së

Nga rezultatet preliminare të publikuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 184 mijë e 499 vota ose 22.05 për qind të votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtuara më 9 shkurt.

Ndërsa, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka marrë brenda listës në partinë e tij 122 mijë e 326 votave që janë numëruar deri më tani sipas raportimeve në media.

Krahas këtyre votave të numëruara deri tani që ka marrë PDK më 9 shkurt, del se 66 për qind të tyre i ka fituar Hamza nga votat e përgjithshme në PDK, raporton KosovaPress.

Grafiken mund ta shihni më posht:


Në zgjedhjet 2021, PDK ka pasur 148 mijë e 285  vota, apo 17.09 për qind.

Deri më tani nuk janë numëruar votat e diasporës, votat me kusht dhe votat e personave me aftësi të kufizuara.

Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104 mijë e 924, prej të cilëve 20 mijë e 324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike dhe votuan 15 mijë 352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar 84,600 shtetas.

Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597 vota.

https://kosovapress.com/kjo-eshte-lista-e-perditesuar-me-votat-e-kandidateve-per-deputete-te-pdk-se-dokument

Lexo edhe

Video