Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza në fushatën përmbyllëse të kësaj partie ka thënë se Kosova do të jetë shumë më mirë pas 10 shkurtit.
Ai tha se qeverisja e PDK-së i dedikohet të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Po ju jap fjalën sonte sepse ju e dini që e mbaj fjalën Kosova mundet më mirë dhe Kosova do të jetë më mirë nga 10 shkurti e tutje. Jo më mirë, por shumë më mirë”, tha Hamza.
Hamza u shpreh se “e diela është dita jonë” dhe do të ketë numër rekord të votuesve.
“Dijeni që e diela është dita jonë. Borë a shi, nxehtë a ftohtë, do të dalim në numër rekord, i madh e i vogël për të votuar dhe të dëshmojmë siç dëshmuam më 1999 dhe 2008, se burimi i lirisë janë qytetarët që duan bashkimin dhe jo politikanët që përçajnë”, tha Hamza.