Manchester City ka barazuar sot si vendës ndaj Everton me rezultat 1:1, në javën e 18-të të Premier ligës angleze, duke vazhduar kështu serinë e zezë të rezultateve.
Vendësit erdhën në epërsi me golin e Bernardo Silva në minutën e 14-të, pas asistimit të Jeremy Doku.
Iliman Ndiaye barazoi për Everton në minutën e 36-të. Në minutën e 52-të, portieri mysafir Jordan Pickford priti penalltinë e ekzekutuar nga norvegjezi Erling Haaland.
Kampionët në fuqi të Pep Guardiolës tani kanë fituar një nga 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Everton, që ka një ndeshje më pak, renditet në pozitën e 15-të me 17 pikë, ndërsa City është i shtati me 28 pikë.