Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valon Grabovci njoftoi për mbështetjen që banorët e Vitomericës dhe Dubovës kanë treguar për programin e PDK-së.
“Edhe Vitomerica e Dubova në përkrahje të programit për zhvillim ekonomik dhe një mirëqenie ma të mirë për të gjithë, me Bedri Hamzën kryeministër Kosova mundet #MaMirë”, shkroi ai në Facebook.
Valon Grabovci mban numrin 55 në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.