Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë të martën është kryer një grabitje nën kërcënimin e armës.
“Dyshohet se nën kërcënimin e armës viktimës f/k, i ’u kanë grabitur një shumë e parave nga dy të dyshuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar m/k, dhe tek i njëjti është gjetur një armë dhe disa para të cilat janë sekuestruar si provë materiale lidhur me rastin”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit dhe pas intervistimit i dyshuari sipas policisë është dërguar në mbajtje.