Grabitja në Veternik, një i plagosur, një i arrestuar dhe disa në arrati

Grabitja në Veternik, një i plagosur, një i arrestuar dhe disa në arrati

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se lidhur me grabitjen në oborrin e një qendre tregtare në lagjen Veternik të Prishtinës, është arrestuar një person dhe vazhdon ndjekja e personave të cilët ndodhen në arrati.

KosovaPress mëson se një person është plagosur në këtë rast. Ai është dërguar për trajtim në QKUK, ku kanë theksuar se ai është në gjendje të rëndë.


Sipas prokurorisë, i ndaluari dyshohet për veprën grabitje dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Tani për momentin nuk mund të jepen të dhëna të detajuara lidhur me këtë rast, mirëpo Prokurori i shtetit është i përkushtuar që në koordinim dhe bashkëpunim me organet e rendit të zbardh çështjen në tërësi”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video