Gomez e Kardashian humbin mijëra ndjekës për shkak të Donald e Melania Trump

Gomez e Kardashian humbin mijëra ndjekës për shkak të Donald e Melania Trump

Selena Gomez ka humbur më shumë se 715 mijë ndjekës pasi shpërndau një video të saj duke qarë për veprimet e Donald Trump në javën e tij të parë në detyrë, ndërsa Kim Kardashian humbi 150 mijë ndjekës për shkak të një fotoje të bashkëshortes së presidentit amerikan.

Këngëtarja dhe aktorja amerikane me origjinë meksikane është mërzitur për shkak të deportimit të migrantëve.

Sipas platformës Social Blade, Gomez ka humbur mbi 715 mijë ndjekës në rrjetet sociale në muajin e fundit.

Ende nuk dihet nëse humbja lidhet drejtpërdrejt me videon, në të cilën ajo deklaroi: “Të gjithë njerëzit e mi po sulmohen, fëmijët e mi po sulmohen. Nuk e kuptoj. Më fal, do të doja të bëja diçka, por nuk di çfarë të bëj, të premtoj.”


Menjëherë pas kësaj, ajo hoqi videon dhe e zëvendësoi me një imazh të zi me mbishkrimin: “Me sa duket është gabim të tregosh dhembshuri për njerëzit”. Selena është një nga personat më të ndjekur në Instagram.

Trump e quajti situatën në kufirin SHBA-Meksikë një “krizë kombëtare” dhe urdhëroi ushtrinë amerikane të sigurojë kufirin. Ai tha se kartelet meksikane të drogës janë “organizata të huaja terroriste” dhe do të kufizojnë shtetësinë automatike për fëmijët e migrantëve pa dokumente të lindur në tokën amerikane.

Selena Gomez nuk është e vetmja e famshme që humbi një numër të madh ndjekësish pas postimeve të lidhura me Trump. Kim Kardashian humbi gati 150 mijë ndjekës javën e kaluar pasi ajo postoi një foto të Melania Trump nga inaugurimi presidencial në Instagram.

Ylli i realitetit ndau një foto të veshjes së Melanias, krijuar nga stilisti njujorkez Adam Lippes. Edhe pse Kardashian nuk e zbuloi asnjëherë publikisht se për kë votoi në zgjedhjet presidenciale, disa e interpretuan këtë njoftim si një mesazh politik.

Lexo edhe

Video