Gol në Wembley

Gol në Wembley

Anglia ka ardhur në epërsi në ndeshjen e grupit kualifikues K për Botërorin 2026 kundër Shqipërisë.

Vendësit nisën sfidën me dominim të plotë në fushë dhe rastin e parë më të mirë për në minutën e 17-të por Harry Kane nuk ishte i saktë.


Ekipi i gjermanit Thomas Tuchel erdhi te goli në Wembley në minutën e 20-të përmes Myles Lewis-Skelly, pas asistimit të Jude Bellingham, raporton KosovaPress.

Shqipëria në këtë ndeshje vjen pas performancës jo të mirë në Ligën e Kombeve, duke pësuar nga Gjeorgjia, Ukraina dhe Çekia.

Kuqezinjtë e udhëhequr nga braziliani Sylvynho do të kërkojnë botërorin e parë, në grupin kualifikuese ku ndodhen edhe Letonia, Andorra e Serbia.

Lexo edhe

Video