Gjyqtari Ali Kutllovci avancohet në Gjykatën e Apelit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka miratuar raportin e panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Me këtë rast u mor vendim që nga data 1 maj 2025, gjyqtari në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Ali Kutllovci të avancohet në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, raporton KosovaPress.

Anëtarja e KGJK-së, Teuta Ibrahimi potencoi se për këtë pozitë fillimisht kanë aplikuar katër kandidatë, porse më pas dy janë tërhequr.

Ajo tha se kandidati i suksesshëm i rekomanduar për avancimin e pozitës në gjyqtar të Gjykatës së Apelit, është Ali Kutllovci.


Derisa nga anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Fahret Vellija u hap një çështje tjetër e diskutimit i cili tha se i ka penguar mënyra e diskutimit në asamble, ngase sipas tij disa kryetarë të gjykatave kanë potencuar se nuk e dinë cilat janë kompetencat e Komisionit për Administrimin e Gjykatave (KAGJ).

Ndërkaq, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ahmet Imami komentoi caktimin e koordinatorit nga Asambleja e Kryetarëve të Gjykatave, për çka u shpreh se më e duhur sipas tij do të ishte të kishte një përfaqësues të Komisionit për Administrimin e Gjykatave.

Lidhur me këtë, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj tha se caktimi i koordinatore është në sensin lehtësues të procesit, në mënyrë që komunikimi mes gjykatave dhe komisioneve të rritet. 

Ndër të tjera u bë edhe miratimi i “Shqyrtimit të ndryshimit të Planit të Punës së Gjykatës Themelore Prishtinë me numër GJ.A.122/2025 i datës 5 mars 2025” dhe “Shqyrtimi i ndryshimit të Planit të Punës së Gjykatës Themelore Gjakovë me numër A.GJ.68/2025 i datës 19 mars 2025”.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video