Gjykata konfirmon kërkesën e Prokurorisë që të urdhërojë Kurtin të paraqitet për intervisitim

Gjykata konfirmon kërkesën e Prokurorisë që të urdhërojë Kurtin të paraqitet për intervisitim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar një kërkesën që kryeministri aktual Albin Kurti, të paraqitet në Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila pohoi se janë në shqyrtim të kërkesës.

“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”, konfirmon Gashi.

Kurti është ftuar si dëshmitar nga Prokuroria që të japë versionin e tij lidhur me rastin e rezervave shtetërore për të cilin të dyshuar janë afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtarët e Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara.


Ndërkohë, Prokuroria kishte ftuar tri herë me radhë kryeministrin Albin Kurti për intervistim, por i njëjti nuk është përgjigjur ftesës së prokurorisë.

Kurti kishte refuzuar të paraqitej në Prokurori, duke u bërë thirrje prokurorëve që të shkojnë ata dhe ta intervistojnë në zyrën e tij, në Kryeministri.

Ftesën e parë Kurti e kishte marrë më 16 dhjetor, kur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, kishte thënë se Kurti nuk ishte paraqitur pasi që ishte në udhëtim jashtë vendit dhe kishte shtuar se Kurti “ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e Prokurorisë”.

Katër ditë më vonë, Kurti kishte marrë sërish ftesë nga Prokuroria, të cilës prapë nuk i ishte përgjigjur pozitivisht.

Lexo edhe

Video