“Gjithçka ka filluar të dridhet”, familja Lazareviq tregon tmerrin e natës pas sulmit terrorist

Shpërthimi i madh terrorist me rreth 15 kilogram eksploziv që ndodhi të premten në mbrëmje në kanalin e Ibër Lepencit, u dëgjua në shtëpinë e familjes Lazareviq e cila është e banuar nga një çift.

Pronari i shtëpisë Miladin Lazareviq nga fshati Uglarë nga Komuna e Zubin Potokut, ka rrëfyer për KosovaPress, tmerrin që ka përjetuar bashkëshortja e tij nga ky rast, duke treguar se nga frika e madhe e shpërthimit dhe nga sasia e madhe e ujit që kishte hyrë brenda shtëpisë, ajo kishe kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë.

“Unë isha jashtë shtëpisë, gruaja ka qen e vetme në shtëpi, ajo dëgjoi një shpërthim të madh, në shtëpi kanë filluar të bien kuzhina nuk e di gjithçka ka filluar të dridhet, zonja është frikësuar ka tentuar të dal nga hyrja, uji ishte deri në katin e dytë ajo u tremb u kthye në terasën tjetër dhe kërceu nga kati i dytë nga frika”, tha ai.

Lazareviq ka treguar se pasojat nga ky shpërthim janë shumë të mëdha, derisa tha se përveç dëmeve në shtëpi e cila është bërë e pabanueshme tashmë iu janë shkatërruar edhe hambarët.

Ai ka treguar se është i papunë dhe se merret me bujqësi të cilën sipas tij e ka shkatërruar vërshimi i ujit. Ky banor ka treguar se gjysmën e shtazëve i ka shpëtuar e për disa ende nuk e di ku janë.

Kryefamiljari ka bërë me dije se aktualisht janë duke banuar te të afërmit dhe se për momentin kanë frikë të qëndrojnë në shtëpinë e tyre.


Ai ka treguar edhe për shumën e dëmeve që i janë shkaktuar si pasojë e këtij sulmi.

Këtë familje gjatë ditës e ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Ai tha se kjo familje ka qenë e rrezikuar nga vërshimi i ujit. Zeqiri i ka bërë thirrje edhe nivelit qendror për ta ndihmuar këtë familje duke thënë se si komunë do të shikojnë kapacitetet e mundshme për ndihmë.

Një shpërthim i fuqishëm ishte dëgjuar të premten në mbrëmje në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast ishte dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Autoritetet kosovare thanë se sulmi ishte terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale e me mbështetje të Beogradit zyrtar.

Derisa ky sulm është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të QUINT-it.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video