Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se është i tronditur nga lajmi për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë.
“Ngushellimet e mia më të sinqerta për familjet. Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen. Le te bëjmë krejt çka mundemi të jemi me familjet në këto çaste të rënda”, ka shkruar Gjini në Facebook.
Tre të rinj kanë vdekur si pasojë e shembjes së një objekti në Jabllanicë të Gjakovës.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Gjakovë, Sheremet Elezaj.
“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha ai.
https://kosovapress.com/tragjedi-ne-gjakove-vdesin-tre-te-rinj