Gjilani rival i lehtë për Malishevën

Gjilani rival i lehtë për Malishevën

Malisheva e ka mposhtur shumë lehtë Gjilanin në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan KosovaPress.

Skuadra e trajneri Bekim Isufit ka triumfuar me rezultat 4-1 në ndeshjen që u zhvillua të mërkurën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, transmeton KosovaPress.


Aliu me tre gola dhe Prekazi me një ishin ata që ia siguruan tri pikë të reja skuadrës së tyre, derisa golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Bilalli në minutën e 65’ të ndeshjes.

Me këtë fitore, Malisheva e blindon pozitën e tretë me 40 pikë, gjashtë më shumë se Gjilani i vendit të katërt.

Lexo edhe

Video