Gjeti të holla, qytetari i dorëzon në Polici

Gjeti të holla, qytetari i dorëzon në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar e ka dorëzuar në Stacionin Policor të Prizrenit një portofol të cilin e kishte gjetur në një qendër tregtare.


Në portofolin e gjetur nga qytetari E.K kishte dokumente personale, kartela, para të gatshme në vlerë prej 220 euro, tre dollarë amerikanë dhe pesë funta angleze.

Sipas Policisë së Kosovës, pronari është identifikuar dhe pas verifikimit i është dorëzuar portofoli.

Lexo edhe

Video