Ministria e Jashtme gjermane po paralajmëron qytetarët e saj se mund të përfundojnë në paraburgim ose të dëbohen nga vendi për shkak të zbatimit të rregullave më të rrepta të imigracionit nën presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Udhëzimet u përditësuan pasi disa shtetas gjermanë u ndaluan me hyrjen në Shtetet e Bashkuara, me disa të mbajtur për ditë të tëra përpara se të ktheheshin.
Gjermania po paralajmëron se tani edhe shkeljet e vogla – të tilla si qëndrimi i tepërt i vizës ose keqinterpretimi i planeve të udhëtimit – mund të rezultojnë në dëbim të menjëhershëm ose ndalim të hyrjes në të ardhmen, raporton Politico.
Megjithëse Trump shtrëngoi rregullat kryesisht për shkak të emigrantëve të paligjshëm, disa qytetarë evropianë i kanë ndjerë gjithashtu pasojat, përcjell KosovaPress.
Një gjerman përshkroi se ishte vënë në pranga përpara se të dëbohej nga kufiri SHBA-Meksikë. Një tjetër tha se kaloi më shumë se një javë në paraburgimin e Bostonit.