Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, Elshani jep detaje

Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, Elshani jep detaje

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Zubin Potok, përkatsisht në zonën kufitare me Serbinë kanë hasur në një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës në veri, Veton Elshani, i cili bën të ditur se fillimisht autoritetet e rendit kishin hasur në një qese najloni për të vërejtur më pas se kishte të bënte me një raketahedhës.


“Sot rreth orës 16.00 derisa policët ishin në patrullim në zonën kufitare të Zubin Potokut në afërsi të fshatit Kleqkë në lidhje me informacione për rrugë alternative për kontraband të mallrave, kanë hasur në një qese najloni ngjyrë e zezë në të cilën mund të kishte diqka të dyshimt. Pasi ka arrit në vend ngjarje edhe forenzika rajonale kemi vërejt se kemi të bëjm me një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm”, thekson  Elshani për KosovaPress.

Sipas Elshanit deri më tani, nuk ka të dyshimtë dhe as të arrestuar por zona ku është gjendur mjeti është shumë afër kufirit me Serbinë.

Lexo edhe

Video